Latest / Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania / Sekreti i Paqes në Kohë të Vështira (Mateu 11:28–30)
Transcript
- 0:00Mateu 11, vargjet 28 deri në 30.
- 0:05Ky është një nga pasazhet sfiduese për mua, sepse gjithmonë e gjejmë veten duke u menduar se çfarë thonë të tjerët.
- 0:10Se çfarë do gjykojnë të tjerët, se çfarë mendojnë të tjerët për mua.
- 0:15Ndërkohë që neve shumë pak shqetësohemi, ose aspak, se çfarë mendon Jezusi apo Perëndia.
- 0:20Në këtë pasazh Jezusi i thërret njerëzit dhe na thotë: "Ejani tek unë ju të munduar".
- 0:25Është një lloj ftese që ka qenë gjithë kohës aty, por nëse kemi pasur dijeni.
- 0:35Si këto ftesat e dasmës ku ju thonë "konfirmoni". Nëse e lë me mëdyshje, i zoti i dasmës paguan kot për ty.
- 0:45Zoti na ka sjellë një ftesë: "Çfarë do bësh? Do ta pranosh? Do vish tek unë?"
- 0:55Jezusi po mësonte turmat për dashurinë e Zotit, por njerëzit ishin të shqetësuar për opinionin e të tjerëve.
- 1:10Kujtoni lebrozët që largoheshin nga qyteti dhe karantinoheshin jashtë. Jezusi i shëroi.
- 1:20Ai u tha: "Shkoni tek prifti të konfirmojë që jeni të pastruar që të hyni në komunitet dhe familje".
- 1:30Njerëzit shqetësohen shumë për pamjen e jashtme, por pak për gjendjen shpirtërore të brendshme.
- 1:45A ju ka ndodhur të buzëqeshni kur nuk ndiheni mirë? Të mos jeni vetvetja dhe t'i impononi vetes emocione?
- 2:00Perëndia është i kujdesshëm dhe i duruar. Ai na ndihmon të kuptojmë si t'i përgjigjemi ftesës.
- 2:15Disa thonë "beso dhe mos dysho, mos e gërmo". Por kjo nuk është biblike.
- 2:25Bibla na fton ta ekzaminojmë fjalën e Perëndisë, ta provojmë që është e vërtetë.
- 2:40Provoje dhe testoje fjalën. Edhe në biznes produkti testohet para se të blihet.
- 2:55Jezusi na thotë: "Ejani tek unë o të munduar dhe unë do t'ju çlodh".
- 3:05Nuk po flet për pesha fizike, po për anën shpirtërore. Jepja barrën tënde Perëndisë.
- 3:20Psikologët rekomandojnë të flasësh. Mendimet nuk tingëllojnë njësoj kur i thua me zë të lartë.
- 3:35Shko tek Perëndia, lutu ose shkruaji shqetësimet. Kur i shkruan, i sheh me një sy tjetër.
- 3:50Zoti thotë: "Merrni zgjedhën time se jam zemërbutë". Barra e mëkatit është e rëndë për ty.
- 4:05Jezusi mori mëkatet e botës në kryq. Ai e bleu jetën e njeriut.
- 4:15Nëse rrëfen mëkatet dhe pendohesh për të ndryshuar, do të gjesh çlodhje për shpirtrat tuaj.
- 4:30Paqja me veten dhe Zotin është sekreti. Paqja e Perëndisë qoftë mbi ju.