Latest / Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania / A ishte ky Biri i Perëndisë? MATEU 27
Transcript
- 0:00Njerëz të pafajshëm janë ekzekutuar edhe më parë.
- 0:03Historia ka më shumë se mjaftueshëm shembuj.
- 0:07Ajo që e bën këtë rast të ndryshëm
- 0:09nuk është vetëm kujt i ndodhi,
- 0:12është se çfarë ndodhi
- 0:14në këtë orë dhe rreth kësaj ore
- 0:17janë gjëra që nuk mund të shpjegohen lehtë.
- 0:20Gjëra për të cilat u shkruan shekuj para se të ndodhnin,
- 0:23gjëra që e bëjnë një ushtar romak,
- 0:26i cili ndoshta kishte parë qindra njerëz të vdisnin, të thoshte:
- 0:30"Me të vërtetë, ky ishte Biri i Perëndisë."
- 0:34Kryqëzimi i Jezusit është ngjarja më e shqyrtuar në historinë e njerëzimit
- 0:39dhe sa më shumë me kujdes ta shikosh,
- 0:42aq më e vështirë është të heqësh shikimin.
- 0:45Mateu 27 na fton në këtë histori.
- 0:49Vargu kyç për temën është:
- 0:52"Me të vërtetë ky është Biri i Perëndisë" (vargu 54).
- 0:56Nëse jeni rishtarë në Bibël,
- 0:59ky kapitull përshkruan ekzekutimin e Jezusit të Nazaretit
- 1:02nga autoritetet romake në Jeruzalem.
- 1:05Kjo gjë ishte me kërkesë të udhëheqësve fetarë hebrenj,
- 1:08një ditë para sabatit të Pashkës.
- 1:11Ai u dënua me akuzën se pretendonte të ishte Mbreti i Judejve.
- 1:15U kryqëzua midis dy kriminelëve dhe u varros po atë ditë.
- 1:19Nëse e dini këtë histori prej vitesh,
- 1:22është e mundur që të lexoni këtë kapitull shumë shpejt.
- 1:25Njohuria mund të funksionojë kundër jush.
- 1:28Ju sugjeroj të mundoheni ta lexoni sikur të ishte hera e parë.
- 1:32Lexojeni ngadalë.
- 1:34Mateu 27 ka katër lëvizje:
- 1:37Së pari,
- 1:39Gjyqi i mëngjesit para Pilatit dhe vendimi për ta kryqëzuar.
- 1:43Së dyti,
- 1:45Tallja dhe udhëtimi drejt vendit të ekzekutimit.
- 1:49Së treti,
- 1:51Vetë kryqëzimi me gjithçka që ndodhi në ato gjashtë orë.
- 1:55Së katërti,
- 1:57Varrimi dhe vulosja e varrit.
- 2:01Në këtë kapitull shfaqen tre grupe njerëzish:
- 2:05njerëzit që po përpiqen ta vrasin,
- 2:07njerëzit që shikojnë,
- 2:09dhe gratë që qëndrojnë.
- 2:12Vini re se kush qëndron dhe kush jo në këtë skenë.
- 2:16Vargjet kyçe:
- 2:19Kur Pilati pa se nuk po fitonte asgjë, por përkundrazi
- 2:22po fillonte një trazirë,
- 2:24mori ujë dhe lau duart para turmës duke thënë:
- 2:28"Unë jam i pafajshëm për gjakun e këtij njeriu." (Vargu 24)
- 2:32Rreth orës nëntë,
- 2:34Jezusi bërtiti me zë të lartë duke thënë:
- 2:37"Eli, Eli, lama sabaktani?"
- 2:41që do të thotë:
- 2:43"Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?" (Vargu 46)
- 2:47Konteksti historik dhe kulturor:
- 2:50Kryqëzimi ishte një metodë romake ekzekutimi
- 2:53e rezervuar sidomos për skllevërit, rebelët dhe kriminelët më të këqij.
- 2:57Ishte projektuar të ishte e ngadaltë, e dhimbshme dhe publikisht.
- 3:02I dënuari zhvishej, rrihej dhe detyrohej të mbante traversën në vendin e ekzekutimit,
- 3:07pra do e mbante në kurriz.
- 3:09Pastaj ai gozhdohej në kryq, lihej të vdiste, ndonjëherë për disa ditë.
- 3:14Ishte menduar të ishte një mënyrë parandaluese,
- 3:18askush që e shihte nuk do ta harronte.
- 3:21Ponc Pilati ishte guvernatori romak i Judesë
- 3:24nga viti 26 deri në vitin 36 pas Krishtit.
- 3:29Ai kishte autoritetin për të dhënë ose refuzuar dënimin me vdekje.
- 3:33Udhëheqësit hebrenj e kishin dënuar tashmë Jezusit
- 3:36në oborrin e tyre,
- 3:38por ata kishin nevojë që Pilati të kryente ekzekutimin.
- 3:41Ligji romak e kërkonte këtë.
- 3:44Ushtarët që u tallën
- 3:46me Jezusit, i vunë një rrobë të kuqe të ndezur dhe një kurorë të bërë me gjëmba.
- 3:51Gjëmbat ndoshta vinin nga një kaçubë që rritej në atë rajon
- 3:55me gjëmba të gjatë të mprehtë.
- 3:58Rroba, kurora dhe kallami që ia dhanë si skeptër tallës,
- 4:03ishte të gjitha pjesë të një shakaje rreth pretendimit të tij se ai ishte mbret.
- 4:08Golgota do të thotë "Vendi i Kafkës".
- 4:12Vendndodhja e saktë është e debatueshme,
- 4:14por ajo ndodhej jashtë mureve të qytetit, gjë që kërkohej për ekzekutimet.
- 4:18Ishte e dukshme nga rruga, në mënyrë që udhëtarët që kalonin aty,
- 4:21aty pranë,
- 4:23të shihnin se çfarë u ndodhte njerëzve që sfidonin autoritetin romak.
- 4:27Perdja në tempull që u shqye në dy pjesë
- 4:31ishte një copë e madhe pëlhure që ndante oborret e jashtme
- 4:34nga dhoma më e brendshme e quajtur "Vendi Shumë i Shenjtë".
- 4:38Pra ishte Vendi i Shenjtë dhe pastaj Vendi Shumë i Shenjtë.
- 4:43Dhe në fakt i takonte vetëm kryepriftit të hynte në Vendin Shumë i Shenjtë,
- 4:47pra në Të Shenjtin e të Shenjtëve, mund të thejmi gjithashtu.
- 4:51Dhe kjo bëhej një herë në vit në Ditën e Shlyerjes.
- 4:55Kur perdja u gris nga maja deri poshtë, drejtimi kishte rëndësi:
- 4:59Perëndia e grisi atë, jo njerëzit.
- 5:02Vargjet 1 dhe 2: Këshilli i mëngjesit.
- 5:06Në agim, krerët e priftërinjve dhe pleqtë
- 5:09marrin vendimin e tyre përfundimtar.
- 5:11Ata e lidhin Jezusit dhe ia dorëzojnë Pilatit,
- 5:14guvernatorit romak.
- 5:15Ai ishte i vetmi që mund të autorizonte një ekzekutim.
- 5:19Mateu pastaj ndalet dhe na tregon se çfarë po bënte Juda në ato momente.
- 5:23Vargjet 3 deri në 9:
- 5:26Ndërsa Jezusi po dorëzohej tek guvernatori romak,
- 5:28Mateu e ndalon rrëfimin dhe na tregon se çfarë po i ndodh Judës
- 5:32në të njëjtin moment.
- 5:34Kur Juda, pase Jezusi ishte dënuar,
- 5:37ndërroi mendje dhe ktheu 30 monedhat e argjendta.
- 5:40Fjala e përkthyer "ndërroi mendje" nuk është fjala e zakonshme për pendim.
- 5:45Ajo përshkruan keqardhjen,
- 5:46një ndjenjë tmerri për atë që ke bërë,
- 5:50pa kthim drejt Perëndisë që përfshin pendimin.
- 5:53Ai kthehet tek krerët e priftërinjve dhe pleqtë,
- 5:56ai thotë: "Kam mëkatuar duke tradhtuar gjakun e pafajshëm."
- 6:00Përgjigja e tyre është brutale në indiferencën e saj:
- 6:03"E çfarë na duhet neve kjo? Shikojeni vetë!"
- 6:07Ata kanë atë që donin.
- 6:09Ai nuk është më i dobi me i dobishëm për ta.
- 6:12Dhe pasi i hodhi monedhat e argjendta në tempull,
- 6:14ai u largua dhe shkoi e u var veten.
- 6:18Juda u kthye tek burrat që e përdorën.
- 6:21Ky është gabimi i tij.
- 6:22Ai duhet të kishte shkuar tek ai, tek ai që e tradhtoj.
- 6:26Pjetri gjithashtu dështoi tmerrësisht atë natë.
- 6:30Pjetri shkoi dhe qau me hidhërim,
- 6:33Juda shkoi dhe vari veten.
- 6:35Dallimi nuk ishte madhështia e mëkatit,
- 6:38ishte drejtimi nga i cili u kthye secili njeri në dëshpërimin e tij.
- 6:43Krerët e priftërinjve i përdorën monedhat
- 6:45e kthyera për të blerë Arën e Poçarit si vend varrimi për të huajt.
- 6:49Paratë e gjakut nuk mund të hynin në thesarin e tempullit.
- 6:53Mateu vë në dukje se kjo përmbush Zakarinë 11:
- 6:5730 monedhat e argjendta të hedhura tek poçari.
- 7:00Detajet përputhen saktësisht.
- 7:03Vargjet 11 deri në 26.
- 7:06"A je ti Mbreti i Judejve?" pyet Pilati.
- 7:09Jezusi thotë: "Ti e the këtë."
- 7:12Jezusi nuk e mohon,
- 7:13ai nuk e shpjegon,
- 7:15ai përgjigjet në një mënyrë që ia kthen fjalën pyetësit.
- 7:19Turma kërkon lirimin e Barabës në vend të Jezusit.
- 7:23Baraba ishte një i burgosur i njohur,
- 7:25i burgosur për rebelim dhe vrasje.
- 7:27Emri i tij në aramaisht do të thotë "Biri i Babait".
- 7:32Turma zgjodhi birin e dhunshëm të babait mbi Birin paqësor të Atit.
- 7:36"Unë jam i pafajshëm për gjakun e këtij njeriu, shikojeni vetë."
- 7:39Pilati lan duart.
- 7:42Gjesti është huazuar nga praktikat ceremoniale hebraike.
- 7:45Ai mendon se kjo do t'ia transferojë përgjegjësinë.
- 7:49Nuk e bën.
- 7:50Nuk mund ta lash një vendim që ke marrë.
- 7:53Turma thotë:
- 7:55"Gjaku i tij qoftë mbi ne dhe mbi fëmijët tanë."
- 7:58Ky varg është përdorur gjatë gjithë historisë
- 8:01për të justifikuar trajtimin e tmerrshëm të popullit hebre.
- 8:05Ky përdorim është kryekëput i gabuar.
- 8:08Mateu po regjistron fjalën e turmës
- 8:11dhe nuk po miraton një mallkim të përhershëm brerash.
- 8:15Edhe Jezusi vetë, ndërsa po vdiste,
- 8:18do të lutej: "Atë, fali ata."
- 8:21Vargjet 27 deri në 32.
- 8:23Ushtarët e çojnë Jezusin në selinë e guvernatorit dhe mbledhin të gjithë batalionin.
- 8:27E zhveshin, i veshin një mantel të kuq, thurin një kurorë me gjëmba dhe ia ngjeshin në kokë.
- 8:32I vënë një kallam në dorën e djathtë,
- 8:35ugjunjëzohen para tij dhe thonë:
- 8:38"Tungjatjeta, o Mbreti i Judejve!"
- 8:41E pështyjnë mbi të, marrin kallamin dhe e godasin në kokë.
- 8:45Ky është rrëfimi më i detajuar i talljes në Ungjill.
- 8:49Merreni ngadalë.
- 8:51Mbreti i krijimit
- 8:52po tallet nga ushtarët që nuk kanë idenë se me kë po flasin.
- 8:56Çdo element i talljes (kurora, rroba, skeptri, gjunjëzimi)
- 9:01është aksidentalisht i vërtetë.
- 9:04Pastaj e nxjerrin jashtë për ta kryqëzuar.
- 9:07Gjatë rrugës ata detyruan një burrë nga Kirena me emrin Simon
- 9:11të mbante kryqin e tij.
- 9:13Luka na tregon se Simoni kishte dy djem,
- 9:16Aleksandrin dhe Rufin,
- 9:18të cilët me sa duket ishin të njohur për kishën e hershme.
- 9:21Ai erdhi në Jeruzalem për Pashkë.
- 9:24Ai u largua pasi kishte mbajtur kryqin e Krishtit.
- 9:28Vargjet 33 deri në 44.
- 9:31Ata ia frojnë verë të përzier me vrer, një përzierje e hidhur
- 9:35që ndonjëherë ofrohet për të zbutur dhimbjen.
- 9:38Ai e shijon, por nuk e pi.
- 9:40Nuk do të mpihet,
- 9:41do ta kalojë këtë plotësisht i vetëdijshëm.
- 9:45Ata i ndajnë rrobat e tij duke hedhur short.
- 9:48Ata ulën për ta ruajtur.
- 9:51Mbi kokën e tij i vunë shkrimin e akuzës kundër tij:
- 9:54"Ky është Jezusi, Mbreti i Judejve."
- 9:58Dy kusarë janë kryqëzuar pranë tij,
- 10:00njëra në njërën anë dhe njëra në tjetrën.
- 10:03Njerëzit që kalojnë andej e tallin atë,
- 10:06krerët e priftërinjve dhe skribët gjithashtu e tallin atë,
- 10:10edhe hajdutët e tallin atë.
- 10:13"Ai shpëtoi të tjerët,
- 10:15ai nuk mund të shpëtojë veten."
- 10:18Ata e thonë këtë si tallje.
- 10:21Është pikërisht e saktë si një deklaratë teologjike.
- 10:24Në fakt ai mund ta kishte shpëtuar veten.
- 10:27Ai nuk e shpëtoi veten pikërisht sepse po shpëtonte të tjerët.
- 10:31Ata e menduan si shaka,
- 10:34por në fakt është zemra e Ungjillit.
- 10:37Ai beson Perëndisë.
- 10:39Le ta çlirojë tani Perëndia nëse dëshiron.
- 10:43Ata citojnë Psalmin 22:8 pa e ditur.
- 10:46Çdo gjë që thonë me tallje është shkruar në psalme
- 10:50shekuj më parë.
- 10:52Vargjet 45 deri në 50.
- 10:55Nga ora gjashtë (mesdita),
- 10:58errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën nëntë
- 11:02(ora tre të pasdites).
- 11:04Tre orë errësirë në mes të ditës.
- 11:08"Eli, Eli, lema sabaktani?"
- 11:11Kjo do të thotë:
- 11:13"Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?"
- 11:18Ai citon me zë të lartë Psalmin 22:1 në aramaisht.
- 11:22Ky është i vetmi rast në Ungjill ku ai nuk e quan Perëndinë "Atë".
- 11:26Ai e quan atë "Perëndia im".
- 11:30Ky varg është një nga më të diskutuarit në Dhiatën e Re.
- 11:33Çfarë do të thotë që Biri i Perëndisë u ndje i braktisur nga Ati?
- 11:37Përgjigja më e thjeshtë është se ai po mban atë që ne meritojmë:
- 11:41ndarjen nga Perëndia që shkakton mëkati,
- 11:44errësirën shpirtërore që është pasojë e padrejtësisë që kemi bërë.
- 11:48Ai e mbajti atë të gjithë.
- 11:50Nuk kishte pse ta mbante,
- 11:52por ai zgjodhi ta mbante atë për ne.
- 11:55Gjithashtu kalimtarët e keqkuptojnë aramaishten
- 11:59dhe mendojnë se ai po thërret Elia.
- 12:02Ata i ofrojnë verë të thartë
- 12:05mbi një sfungjer
- 12:08dhe pastaj ai bërtet me zë të lartë dhe jep frymën e tij.
- 12:12Zëri i lartë është i rëndësishëm.
- 12:14Kryqëzimi vret nga lodhja.
- 12:17Një njeri pa forcë nuk mund të bërtasë dot.
- 12:20Ai nuk vdes në dobësi,
- 12:22por në kontroll të plotë të momentit.
- 12:26Vargjet 51 deri në 56.
- 12:29Mateu rendit pesë gjëra që ndodhën në momentin e vdekjes së tij:
- 12:33Perdja e tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja deri poshtë.
- 12:38Pengesa midis Perëndisë dhe njerëzve u hoq.
- 12:42Drejtimi nga maja deri poshtë na tregon se kush e bëri këtë.
- 12:46Toka u drodh dhe shkëmbinjtë u traçuan.
- 12:49Krijimi i përgjigjet vdekjes së Krijuesit të tij.
- 12:53Varret u hapën dhe shumë trupa të shenjtorëve që kishin rënë në gjumë u ngjallën.
- 12:57Një nga detajet më të pazakonta në të gjithë Ungjillin.
- 13:01Pas ringjalljes së tij, ata dolën nga varret
- 13:03dhe i shfaqën shumë njerëzve në qytet.
- 13:07Mateu e regjistron këtë pa shpjegim:
- 13:10vdekja është ndërprerë.
- 13:13Centurioni dhe ata që ishin me të
- 13:16panë tërmetin dhe çfarë ndodhi dhe thanë: "Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë."
- 13:21Rrëfimi i parë njerëzor i identitetit të tij pas kryqit
- 13:24vjen nga një ushtar romak.
- 13:26Jo nga një dishepull,
- 13:29jo nga një hebre
- 13:31që i njihte shkrimet,
- 13:33por një ekzekutues pagan që e kishte parë të vdiste.
- 13:36Shumë gra ishin atje duke vëzhguar nga larg.
- 13:40Dishepujt kishin vrapuar,
- 13:42gratë qëndruan.
- 13:44Maria Magdalena,
- 13:47Maria nëna e Jakobit dhe e Jozefit,
- 13:50dhe nëna e bijve të Zebedeut,
- 13:53ata po vëzhgojnë.
- 13:55Ata do të jenë ato që do të jenë tek varri të dielën në mëngjes.
- 13:59Vargjet 57 deri në 61.
- 14:02Një burrë i quajtur Jozef nga Arimatea,
- 14:05një burrë i pasur, anëtar i këshillit fetar dhe dishepull i Jezusit,
- 14:09shkon tek Pilati dhe i kërkon trupin.
- 14:12Pilati e pranon.
- 14:14Jozefi e mbështjell trupin me li të pastër dhe e vendos në varrin e tij
- 14:18të ri të gdhendur në shkëmb.
- 14:21Rrokullis një gur të madh në hyrje dhe largohet.
- 14:24Maria Magdalena dhe Maria tjetër uulën përballë varrit.
- 14:28Ato gra po shikojnë.
- 14:31Ato nuk do të shkojnë në shtëpi.
- 14:33Vargjet 62 deri në 66.
- 14:36Të nesërmen
- 14:39ishte sabat.
- 14:40Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë shkojnë tek Pilati.
- 14:44Ata kujtojnë se Jezusi tha se do të ringjallej pas tre ditësh.
- 14:48Ata kërkojnë një roje për të vulosur varrin deri në ditën e tretë.
- 14:52Në rast se dishepujt vijnë për të vjedhur trupin
- 14:55dhe për t'u thënë njerëzve se ai është ringjallur.
- 14:58Pilati thotë: "Keni një roje ushtarësh.
- 15:00Shkoni, sigurojeni sa më shumë që të mundeni."
- 15:03Ata shkojnë,
- 15:05vulosin gurin dhe vendosin edhe një roje.
- 15:08Ata punuan me gjithë mundin e mundur për ta parandaluar atë,
- 15:12dhe duke vepruar kështu, ata krijuan kushtet më të mira të mundshme
- 15:15që provat të shqyrtoheshin:
- 15:18një varr i vulosur, ushtarë romakë në roje,
- 15:20dëshmitarë zyrtarë.
- 15:22Gjithçka ishte gati për atë që do të ndodhte.
- 15:26Fjalët kyçe:
- 15:28Stauros (Kryq).
- 15:30Instrumenti romak i ekzekutimit
- 15:32ishte një fjalë aq e tmerrshme sa shkrimtarët romakë
- 15:35të sjellshëm e shmangnin.
- 15:37Më vonë,
- 15:39Pali e quajti kryqin "marrëzi për grekët dhe një pengesë për hebrenjtë".
- 15:43Mateu e përdor atë qartë dhe në mënyrë të përsëritur.
- 15:47Katapetasma,
- 15:50perde (vello).
- 15:51Perdja e madhe në tempull që ndante të Shenjtin e Shenjtëve
- 15:55nga pjesa e tjetër.
- 15:57U shqye nga maja deri poshtë në momentin e vdekjes së tij.
- 16:01Qasja tek Zoti, e cila më parë ishte e pamundur,
- 16:05tani është e hapur.
- 16:08Fjala tjetër është Egkataleipo.
- 16:11Të braktisësh.
- 16:13Të braktisësh, të lësh pas.
- 16:16Fjala në britmën nga kryqi
- 16:19përdoret nga Psalmi 22:1.
- 16:22Përshkruan një tërheqje të plotë të pranisë së ndjerë.
- 16:26Ai përjetoi braktisjen që ne meritojmë,
- 16:30në mënyrë që të mos na duhet kurrë ta përjetojmë.
- 16:33Hekatontarkhos.
- 16:36Fjala Hekatontarkhos
- 16:38është centurion,
- 16:40një oficer romak që komandonte rreth 100 ushtarë.
- 16:44Ai ka të ngjarë të ketë parë shumë ekzekutime.
- 16:47Ai nuk kishte parë asgjë të tillë.
- 16:49Rrëfimi i tij: "Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë"
- 16:53është kulmi njerëzor i kapitullit.
- 16:57Lidhja me Dhiatën e Vjetër:
- 16:59Mateu 27 është i mbushur me referenca të Dhiatës së Vjetër.
- 17:03Ajo që ndodhi në kryq nuk ishte një aksident apo një tragjedi,
- 17:06ishte përmbushja e gjërave të shkruara shekuj më parë.
- 17:10Psalmi 22,
- 17:13i shkruar nga Davidi ndoshta 1000 vjet më parë,
- 17:17fillon me fjalët që Jezusi qan nga kryqi.
- 17:20Përshkruan burra që ndajnë rrobat dhe hedhin short.
- 17:23Përshkruan tallës që thonë:
- 17:25"Ai i besoi Perëndisë, le ta shpëtojë Perëndia."
- 17:29Çdo detaj u shkrua shumë kohë para se të ndodhte.
- 17:33Isaia 53:
- 17:35Shërbëtori i vuajtur që mban mbi vete mëkatet e shumë njerëzve.
- 17:39"Ai u plagos për shkeljet tona,
- 17:41ai u shtyp për paudhësitë tona,
- 17:44ai u numërua me shkelësit."
- 17:47Mateu nuk e citon drejtpërdrejt në këtë kapitull,
- 17:51por çdo varg i Isaisë 53 është i pranishëm në atë që ndodh.
- 17:55Zakaria 11, vargjet 12 dhe 13:
- 17:5930 monedha argjendi të hedhura në shtëpinë e Zotit për poçarin.
- 18:02Mateu e përdor këtë tek vargjet 3 deri në 10
- 18:06duke përshkruar se çfarë ndodhi me paratë e Judës.
- 18:10Me to u ble Ara e Poçarit.
- 18:12Detajet përputhen saktësisht.
- 18:15Eksodi 26, vargjet 31 deri në 33.
- 18:19Perdja e tempullit:
- 18:21Qëllimi i saj ishte të shënonte kufirin midis njerëzimit
- 18:24dhe shenjtërisë së Perëndisë.
- 18:27Kur u gris në momentin e vdekjes së tij,
- 18:29kufiri u hoq, rruga u hap.
- 18:32Asnjë ngjarje tjetër në histori nuk ka kaq shumë parashikime specifike
- 18:36që tregojnë për të.
- 18:38Kryqi
- 18:39nuk është fundi i një historie që shkoi keq,
- 18:42është qendra e një historie që gjithmonë po shkonte tek kjo.
- 18:46Aplikimi për ne sot:
- 18:48"Ai shpëtoi të tjerët duke mos shpëtuar veten."
- 18:52Tallësit e thanë si shaka,
- 18:54është e vërteta më e thellë e ditës.
- 18:56Kryqi funksionon pikërisht sepse ai nuk zbriti prej tij.
- 19:00Nëse ndonjëherë kemi menduar nëse Zoti ju do,
- 19:04përgjigja është gozhduar në një kryq,
- 19:07një të premte pasdite jashtë Jeruzalemit.
- 19:10Perdja është grisur.
- 19:12Qasja tek Zoti që më parë ishte e pamundur, tani është e hapura.
- 19:17Nuk keni nevojë për një prift që të marrë lutjen tuaj,
- 19:20nuk keni nevojë për një ceremoni.
- 19:23Perdja është zhdukur,
- 19:25ejani direkt.
- 19:26Centurioni pa atë që udhëheqësit fetarë nuk donin ta shihnin.
- 19:30Njeriu që dinte më pak për shkrimet e shenjta bëri rrëfimin e duhur.
- 19:35Njohja me gjërat fetare nuk garanton që ju vërtet shihni
- 19:39atë që keni përpara.
- 19:41Gratë qëndruan.
- 19:43Kur dishepujt ikën, gratë ishin ende aty.
- 19:47Besnikëria e tyre në momentin më të keq është arsyeja pse ato ishin të parat
- 19:51tek varri i zbrazur.
- 19:53Të qëndrosh kur është e vështirë
- 19:56të vendos në vendin e duhur për atë që vjen më pas.
- 20:00Larja e duarve nuk e heq vendimin tënd.
- 20:04Pilati u përpoq, nuk funksionoi.
- 20:07Nuk ka qëndrim neutral në kryq.
- 20:10Pyetja
- 20:12nuk është nëse ke një mendim për Jezusit,
- 20:15pyetja është se çfarë po bën me të?
- 20:18Çfarë mësojmë nga ky kapitull?
- 20:20Kryqi nuk ishte një aksident,
- 20:23çdo detaj ishte shkruar shekuj më parë.
- 20:26Ai hyri brenda tij duke e ditur saktësisht se çfarë ishte.
- 20:29Ky ishte dhe plani.
- 20:31Ai mbajti ndarjen nga Perëndia që ne e meritojmë:
- 20:35"Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?"
- 20:40Ai shkoi në errësirë që perdja të grisej.
- 20:43Vdekja u ndërpre në çastin që ai vdiq.
- 20:47Varret u hapën, perdja u gris, toka u drodh.
- 20:51Këto nuk janë dekorime,
- 20:53ato janë shenja se diçka me pasoja të mëdha sapo ka ndodhur.
- 20:58Përgjigja e duhur erdhi nga një person i papritur:
- 21:01jo një udhëheqës fetar,
- 21:04jo një dishepull,
- 21:05por një ushtar romak që e pa të vdiste:
- 21:09"Vërtet ky është Biri i Perëndisë."
- 21:12Varg për të mbajtur mend:
- 21:14"Dhe Jezusi bërtiti përsëri me zë të lartë dhe dha frymën e tij.
- 21:19Dhe ja, perdja e tempullit u shqye në dy pjesë,
- 21:23nga maja deri poshtë."
- 21:25Vargjet 50 dhe 51.
- 21:28Paqja dhe hiri i Perëndisë qoftë me gjithsecilin prej jush.
- 21:33Zoti ju bekoftë!