Latest / Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania / “Lot pa fushën… Abrahami pa Perëndinë”
Transcript
- 0:00Sot do të ndalemi tek Zanafilla 13, sot neve sapo lexuam.
- 0:05Dhe unë e kam titulluar këtë këtë mësim "Bëj zgjedhjen e duhur".
- 0:10Nuk e di a keni menduar ndonjëherë për zgjedhjet që bëni çdo ditë?
- 0:15Neve vendosim të veshim xhupin, vendosim të shkojmë në banjo, lajmë dhëmbët.
- 0:20Zgjedhim gjëra që as nuk e mendojmë se do marrim vendim apo jo.
- 0:25Shumë gjëra që ne bëjmë, i bëjmë pa llogaritur pasojat.
- 0:30Një studim ka treguar që ne bëjmë gati 35,000 zgjedhje çdo ditë.
- 0:35Çdo veprim që ne bëjmë është si pasojë e zgjedhjeve të çdo momenti.
- 0:40Çdo zgjedhje që bëjmë ne ka atë pasojën e vet.
- 0:45Në qoftë se do të ndalemi tek Loti edhe në fakt Loti me Abrahamin.
- 0:52Tek kapitulli 12, Abrahamit i dha Perëndia një detyrë ose një thirrje.
- 1:00I tha: "Çohu dhe lër të gjithë familjen tënde dhe largohu nga ai vend".
- 1:08Abrahami e dëgjoi Perëndinë, por jo 100%, sepse mori Lotin me vete.
- 1:15Zoti i tha: "Largohu dhe lëri të gjithë familjarët".
- 1:22Perëndia nuk hoqi dorë nga Abrahami, por e bekoi dhe e bëri të pasur.
- 1:30Tek kapitulli 13, lexojmë që Abrahami ishte shumë i pasur në bagëti, argjend dhe ar.
- 1:38Ishte si multimiliarderët e sotëm. Sot mburren me makina, atëherë me kafshë.
- 1:45Deveja ishte si Range Rover, kali si Lamborghini, gomari si veturë e thjeshtë.
- 1:52Ndërsa rriteshin bashkë, filluan grindjet midis barinjve të tyre.
- 2:00Fushat e mëdha nuk ishin mjaftueshëm për të gjitha kullotat.
- 2:08Abrahami i tha Lotit: "Ne nuk duhet të zihemi, sepse jemi vëllezër".
- 2:15Ai i tha: "Shikoje tokën, zgjidh. Nëse shkon majtas, unë shkoj djathtas".
- 2:22Loti zgjodhi Sodomën dhe Gomorrën, që asokohe ishte një vend shumë pjellor.
- 2:30Loti zgjodhi me syrin fizik, me atë që shikonte zemra e tij njerëzore.
- 2:38Vini re, sapo ata u ndanë, Perëndia i foli Abrahamit.
- 2:45I tha: "Tani unë do të bekoj. Tërë vendin që sheh, do të jetë i joti".
- 2:52Do të shumoj pasardhësit e tu sa pluhuri i tokës dhe rëra e detit.
- 3:00Loti bëri një zgjedhje njerëzore. Ai nuk priti apo të hidhte short.
- 3:08Abrahami, edhe pse ishte më i madhi, i dha të drejtën Lotit të zgjidhte.
- 3:15Bibla thotë se njerëzit e Sodomës ishin shumë mëkatarë ndaj Zotit.
- 3:23Ajo që duket bukur nga jashtë, mund të jetë më e pista në sytë e Zotit.
- 3:30A e bëri Loti zgjedhjen e duhur? Fizikisht po, por shpirtërisht jo.
- 3:38Perëndia na thotë të largohemi nga njerëzit mëkatarë, jo të shkojmë tek ata.
- 3:45Shpeshherë kjo na mashtron. Ne i këshillojmë fëmijët: mos ndiqni ata njerëz.
- 3:52Mos shiko atë që duket e fortë apo me lekë në moment.
- 4:00Loti duhet të kishte mësuar nga Abrahami se duhet të pyesim Perëndinë.
- 4:08Edhe ne sot, për vendime të mëdha, a e pyesim Zotin dhe njerëzit e matur?
- 4:15Zoti thotë lutu, shpenzo kohë, dhe Ai do të të tregojë zgjedhjen e duhur.
- 4:22Në Bibël ka kohë bollëku dhe kohë thatësire. Duhet të jemi menaxhues të mirë.
- 4:30Në kohë bollëku duhet të kursesh që të mbulosh kohën e thatësirës.
- 4:38Ne shpesh ngatërrojmë dëshirat me nevojat tona.
- 4:45Zoti na jep çfarë kemi nevojë, prandaj ndonjëherë nuk kënaqemi.
- 4:52Bëni zgjedhjen e duhur. Kur kemi dyshime, duhet të presim dhe të lutemi.
- 5:00Mos u nxitoni për dëshira si telefoni i fundit, por mendoni për të ardhmen.
- 5:08Zgjedhjet tona ndikojnë te ne dhe te familjarët tanë.
- 5:15Bëj zgjedhjen e duhur. Prit për Perëndinë. Paqja e Zotit qoftë me ju.