Latest / Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania / Kush Jane te Bekuarit ? (Mateu 5:1-12)
Transcript
- Mateu 5. Dhe ai kur pa turmat, u ngjit në mal dhe pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij. Atëherë ai hapi gojën e tij dhe mësoi duke thënë: Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen. Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do të trashëgojnë tokën. Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen. Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë. Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë. Lum ata që bëjnë paqe, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë. Lum ata që përndiqen për shkak të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. *Kollitet* Lum ju kur do t'ju fyejnë dhe do t'ju përndjekin, dhe duke gënjyer do të thonë çdo lloj fjale të keqe kundër jush për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush. Një pyetje, ë, nuk do nuk ka nevojë për përgjigje, por ju, ë, mund të përgjigjeni te në vetvete. Cilët do të donit nga këto, le të themi lumturitë që Jezusi, i thotë lum, pra skamësit, lum vajtuesit, lum zemërbutët. Cilët do të donit që ta kishit si virtyt, le të themi? Do të donit që të ishit skamës, vajtues, e kështu me radhë? Mirë. Ne vijmë pra, mbajeni mend atë si si pyetje, bluajeni çikë në kokë. Ne vijmë dhe jetojmë në në botën që na rrethon sot, ku njerëzit janë të çuditshëm, çuditërisht të çuditshëm. Të, edhe përfshirë edhe ne. Ajo çfarë desha të, ku duhet të fokusohemi pak është këtu, shumë njerëzit janë të mbushur me krenari dhe mendojnë që i dinë të gjitha, i kanë të gjitha. Ë, luftojnë. Kemi kemi vënë re ose e vëmë re çfarë lloj zemërimi, çfarë lloj smire, çfarë lloj mllefi e çfarë lloj luste që bëhet, që bëjnë njerëzit me njëri-tjetrin. E keni vënë re? Po ashtu sikurse ne e dimë edhe e vëmë re çdo ditë që asnjëri nuk është nuk është i përjetshëm. Të gjithë do të vijë do të vijë dita që ne do të, duam apo s'duam, na pëlqen apo s'na pëlqen, do të ndahemi, do të largohemi nga kjo jetë. Pra, është diçka e përkohshme. Edhe në qoftë se e mbani mend, edhe herën e kaluar e e e përmendëm pak këtë pjesë. Pse shqetësohemi neve kaq shumë, të mbërthyer duke u përpjekur ta mbërthejnë, pra, diçka që është e përkohshme? Diçka që e dimë që do ta vullojë, diçka që ne e dimë që do të mbarojë. Ë? Pse shqetësohemi kaq shumë? Por, shumë pak njerëz janë ata, e asnjëri prej nesh nuk e di kush është, të paktën janë ata njerëz që e e e kërkojnë Perëndinë, e e duan Zotin me gjithë zemër, me gjithë shpirt. Ë, e kërkojnë Zotin me gjithë zemër, me gjithë shpirt, dhe çfarë ndodh? Ndodh që duke qenë se neve jemi në këtë lloj rruge, besoj që këtë të paktën e kemi që po bes- i besojmë Zotit, po e kërkojmë Perëndinë në mënyrën tonë, në mundësitë tona, me problemet tona, me me shqetësimet tona. Jemi në rrugën e tij. Përpara se të vazhdojmë edhe të të shpjegojmë, ë, ose të mundohemi që të marrim ndonjë mësim prej këtyre vargjeve, si do ta si do ta konsideronit një person të suksesshëm? Që ka arritur diçka. Ku ku do bazoheshim? Do shikonim anën monetare? Pasurinë? Dje mbrëmë në darkë, në fakt, fola po flisja me dikë, ë, që punon me një me një firmë, dhe ja bëhet leku madh, kaq shumë xhiro të mëdha. Ë, ai kur thotë 400.000 euro në vit, 500.000 euro në vit. Edhe neve na duket, vetëm kështu numra, mua më duket 400.000 euro them 400.000 lekë, që që t'i numërojmë që na i zë dora kështu. Ë, që na bën Zoti marrë. *Qesh* Por, janë janë shumë lekë. Edhe pronari i kësaj firme është 29 vjeç. Edhe më e bukura e të bukurave është që në të gjitha mundësitë që ka, është i martuar, ka fëmijë, duket se kishte dy fëmijë. Më e bukura është se po ndahet, sepse i ka hyrë vetja në qejf. A konsiderohet ky njeri i suksesshëm? Edhe është ky që po, sipas historisë domethënë, është ky pronari që shkon me të tjerë. A mund të konsiderohet ky njeri i suksesshëm? Në fakt, në syrin e botës ka shumë të ngjarë që ky të konsiderohet i tillë. Ajo çfarë desha që të vëmë në në edhe njëherë në dukje është ato karakteristika ose ato gjëra që neve kërkojmë nga kjo botë, neve e dimë që janë të përkohshme, por përsëri luftojmë me të madhe. Edhe Jezusi thotë, vjen pikërisht edhe na shpjegon këto gjëra. Kur vijmë thotë, në praninë e Zotit, unë të paktën kështu kështu e e e kuptoj këto vargje. Kur vijmë në prezencën e Perëndisë të jemi në këtë mënyrë, në këtë lloj mënyre: Lum skamësit të frymë, sepse është e tyre mbretëria e qiejve. Pra, është dikush që nuk ka fare, po kërkon tek Perëndia. Ju kujtohet ë, ato ë, që dy lutësit, një që rrihte gjoksin e vet dhe thoshte me atë tagrambledhësin, fariseu dhe tagrambledhësin që shkon në tempull dhe do ta do ta kemi më vonë atë. Por, ata ai fariseu që rrihte gjoksin: "Unë jam i mirë e unë jam kështu e unë jam ashtu", edhe "Nuk jam si ky". Ky njeri nuk është është i mbushur me krenarinë edhe është i mbushur në mendjen e vet që i ka të gjitha. Edhe në mendjen e vet thotë: "Unë nuk kam nevojë për Zotin". Prandaj, ti nuk mund të hysh në mbretërinë e qiejve. Ndaj edhe Jezusi thotë këtë gjë: skamësit në frymë, sepse të jep Perëndia. Ti nuk mund të vish, edhe unë nuk mund të shkoj tek Perëndia dhe të them jam plot. Atëherë, mjaft prej nesh ë, neve i ndajmë njerëzit, fatkeqësisht. Ë, njerëzit që janë të pasur me reputacion, neve i shikojmë edhe si i hapet rruga e si kalojnë me makina të shtrenjta e si nuk i ndalon policia, e si nuk i vjen gjoba, e të gjitha gjërat me radhë. Por, nuk mund të jesh në këtë lloj forme tek Perëndia. Në qoftë se Perëndia thotë: "Në qoftë se ti mendon se je i tillë, je i plotë, je i plotësuar, edhe po shkon te tek Perëndia për ta blerë këtë gjë, ti nuk mund ta blesh. Ti nuk mundesh". Neve mendojmë e mendojmë edhe shumë njerëz mendojnë që unë mund të blej gjithçka, por nuk mund të blejmë dot shpirtin tonë, nuk mund të blejmë dot përjetësinë. Ne këtë gjë e kemi të sigurt që një ditë do të ndahemi nga kjo jetë, mund të jetë pas vitesh, edhe t'i jemi Zotit mirënjohës për këtë, por ama do të ndahemi. Po pse zihemi, pse luftojmë kaq ashpër? Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen. Ti pra, kur shkon në prezencën e Zotit, duhet të jesh në këtë lloj mënyre, në këtë lloj forme: që vajton. Edhe kjo ty edhe kjo këtu është e bukura, se ti ti nuk mund të bësh aktorin, të shkosh duke qarë tek Perëndia, pra, i shtirur. Por, ti vete shkon i sinqertë 100%. Mendoni pra, siç juve shkoni ose siç keni një person që juve ndani gjërat më le të themi në sekrete ose gjërat që ti s'ndihesh rehat t'i ndash me të gjithë, ë? Edhe sa i beson atij personi? 100%, apo jo? Përderisa po ndan kështu gjërash. Prandaj edhe Perëndia do do brendësinë tonë, do sinqeritetin tonë, do shpirtin tonë. Nuk ka nevojë për pamjen tonë të jashtme, ë, për aparencën tonë, se sa katësh e kemi vilën edhe se sa vitin e fundit të makinës, sa më të fundit të jetë edhe më mirë. Nuk ka nevojë për këto gjëra. Tani, ti mund të jesh mirë nga ana ekonomike edhe kjo nuk do të thotë që je nuk je i përshpirtshëm, nuk je i nuk je besimtar, nuk e do Zotin. Por, në qoftë se ti ke ato virtyte që në botë janë, atëherë ti nuk nuk je për Perëndinë. Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, pra, në qoftë se ti ke uri dhe etje për drejtësi, atëherë do të jesh i ngopur. Por, në qoftë se neve do të fokusohemi tek pjesa e dytë e çdo vargu, imagjino. E para, deri këtu ku kemi arritur, do të jemi në mbretërinë e qiejve, do të jemi të ngushëlluar, do të trashëgojmë tokën, dhe e gjashta, do të jemi të ngopur. Pra, të gjithë këto lloj cilësish të mira që vijnë në momentin që neve jemi në prezencën në prezencën e Perëndisë. Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse do ta shohin Perëndinë. Imagjinoni për diçka ose dikë që ju doni ta shikoni me me një dëshirë shumë të madhe. Keni parë këto spektaklet, këto spektaklet e mëdha që vijnë shkojnë këngëtarët, zakonisht këngëtarët e njohur? Janë ca fanse të të fiksuara në kulm, që në momentin që ai këngëtar ose ajo këngëtare afrohet afër edhe e prek, ajo do dridhet kështu pipipici. Aq emocion emocion të fortë përjeton. Çfarë lloj emocioni do të përjetonim ne në qoftë se do të vinim dhe do të shikonim Perëndinë tonë, krijuesin tonë, të gjithçkaje? Ku ai është ka të gjitha përgjigjet e pyetjeve edhe e dilemave tona. Lum ata që përndiqen pra, për shkak të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. E kemi dëgjuar ne këtë ankesën, ose mund ta kemi bërë edhe vetë ne, që themi: "Bëj mirë e të gjesh keq". Sa i thonë që thonë, apo jo? Mundohesh të të ndihmosh, mundohesh të bësh mirë, mundohesh të qëndrosh i drejtë, të tregosh të vërtetën. Por, neve e vëmë re që të tillë njerëz sulmohen, urrehen, edhe quhen si ajo delja e zezë. Unë shpeshherë jam gjendur në situata të tilla, që e kam ngritur zërin edhe kam thënë: "Kjo është gabim". Ndonjëherë njerëzit përpiqen ta lenë ashtu pa e trazuar, duke thënë: "Në qoftë se është dikush që e bën, le le ta bëjë, po të paktën nuk po më prek mua, nuk më ndikon mua". Nuk mund të sillesh në këtë lloj mënyre, një i krishterë të paktën. Por, neve thjesht e kemi e kemi bërë. Edhe edhe edhe edhe unë e kam gjetur veten në këtë, se ndonjëherë lodhesh duke bërë të drejtën edhe lodhesh duke u urryer e duke u futur bërryli. *Qesh* Thua: "Hë, varja, le të bëjë çfarë të dojë". Vazhdojmë. Lum ju kur do t'ju fyejnë dhe do t'ju përndjekin, duke gënjyer do të thonë çdo lloj fjale të keqe kundër jush për shkakun tim. Ky varg pak a shumë përmbledh të gjitha ato pjesët që neve mund të jemi duke përjetuar, ë? Sepse mund të thonë: "Opo, ti s'e di çfarë ka thënë ai për mua". Edhe Zoti thotë: "Ka gënjyer, ka thënë çfarëdo lloj shpifësie është e mundshme". Ose çdo fjalë të keqe kundër teje kundër teje. "Po, e di, por ti je me mua". Ndaj kjo është ajo çfarë neve duhet të fokusohemi: të jemi me Zotin, të kërkojmë Perëndinë, të kërkojmë mbretërinë e qiejve, sepse aty do të gjejmë ngushëllim, aty do të gjejmë ngopje, aty do të gjejmë do të shikojmë Perëndinë sy për sy. Vargu 12. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë përpara jush. Me pak fjalë, nuk është diçka e re që po na ndodh ne dhe nuk u ka ndodhur njerëzve të tjerë më përpara. Fatkeqësisht, ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë, edhe njerëzit nuk e dinë kurrë, le ta rifrazoj, nuk do ta kuptojnë dot e kurrë se çfarë po humbasin. Për të gjithë ata njerëz që kanë vendosur sot të kërkojnë pasurinë, edhe mos mos më mos më mos më mërzisni kur të them këtë shprehje, kur kërkojnë pasurinë, kur kërkojnë gjërat e kësaj bote, edhe kur sulmojnë të tjerët me smirë, me zemërim, me gjëra e u ushqejnë vetveten e tyre me urrejtje, nuk janë duke kërkuar Perëndinë. Edhe më shumë largohen. Në të njëjtën kohë, nuk po themi që mos punoni, që mos të ushqeheni. Ka rrugë të mira, të drejta që ne mund të ushqehemi edhe të të kërkojmë. Nuk do pasuroheni dot sa ç'janë të tjerët, por ama kemi një pasuri shumë të madhe, që është Perëndia. Imagjinoni, neve kemi edhe dëgjojmë, sepse pasuritë e të tjerëve, ë, përveç atyre që neve njohim, neve i shikojmë dhe i dëgjojmë në media të njerëzve, për shembull, x person është kaq i pasur, x person është aq i pasur. Neve dëgjojmë për mbretërinë e Perëndisë, që është kaq shumë e pasur në median tonë sociale, që është Bibla, edhe përsëri nuk mund ta, ku ta di unë, a e perceptojmë dot 100% apo jo. Por, imagjinoni, le le vetëm për një moment le të luajmë çikë me mendjen, në qoftë se këtë lloj përshkrimi që na përshkruhet në Bibël për mbretërinë e Perëndisë, ne do të ishim në gjendje ta shikonim dy ose tre sekonda nëpër televizionet tona më të njohura. Si do të si do të ndiheshim ne në atë moment? Si do të ndiheshim në atë moment? Imagjinoni çfarë radhe do të kishte tek njerëzit, "Ua, po ndalo një çikë! Si hyhet?". Dhe më e bukura është që njerëzit do përpiqen, do korruptojnë e do bëjnë, siç ka ndodhur vite më përpara në shekullin, në qoftë se s'gabohem, XIV-XV, që ishin ca kohë që shiteshin certifikata për në parajsë, që duheshin një vit punë ë, të një personi, të ardhurat e një viti, ë, pa pa asnjë lloj shpenzimi kështu, po të gjitha, që të blihej ajo certifikata. Por, nuk mund ta blesh. E sot e kësaj dite besoj këta këta katolikët, në qoftë se s'gabohem, ca pak nga çfarë kemi parë nëpër televizor kështu lajmet, ose filma më shumë, që varrosen nëpër për pronat e kishave me idenë që aty është dera për të shkuar në parajsë. Këta që janë këta padronët e drogërave e të gjithë me radhë, duke duke dhënë edhe një donacion shumë të majmë kishës. Ë, por nuk mund të ndodhë në këtë lloj mënyre, nuk mund të ndodhë në këtë lloj forme. Njerëzit mund ta kthejnë në çfarëdo lloj ndrysh- forme të mundshme. Të shkosh në mbretërinë e Perëndisë është komplet e kundërta. Të jesh, le të themi, nga ana shpirtërore, më i varfër i të varfërve. Perëndia dëshiron pra, që ti, më me pak fjalë le ta ta përmbledhim dhe ta mbyllim, kërkon që ti ta paraqesësh veten tënde ashtu siç je brenda, 100%, pa pikë e pa presje. Në këtë lloj mënyre ti mund të kesh privilegjin të hysh në mbretërinë e Perëndisë dhe t'i bes- kesh besimin, pra, tek Perëndia. Hiri i Perëndisë qoftë me gjithësecilin prej jush! Amin!