Latest / Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania / A KE ETJE PËR JETËN QË JEP JEZUSI? #Gjoni7
Transcript
- Në shumë qytetet e Shqipërisë gjatë muajve të verës, uji vjen vetëm disa orë në ditë, ose me pak presion fare. Njerëzit mbushin shishe, kova, depozita që i vendosin në çati. Të gjithë e dinë orarin, uji vjen orën gjashtë. Kur çezma thahet, jeta vështirësohet shumë shpejt apo jo. Tani imagjinoni dikë që qëndron në mes të sheshit të qytetit dhe bërtet: Kush do që ka etje, le të vijë tek unë, as shishe as kovë, do t'ju jap lumenj! Kjo është ajo që bëri Jezusi tek Gjoni 7. Në mes të një gostie të madhe përpara turmave të mëdha, Ai u ngrit dhe thirri: Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. Ai nuk po fliste për ujin në rubineta ose në çezma. Ai po fliste për etjen e thellë të zemrës. Për kapitullin tonë që është vargu kyç: Ditën e fundit të festës, ditën e madhe, Jezusi u ngrit në këmbë dhe thirri: Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. Kush beson në mua, siç ka thënë shkrimi i shenjtë, nga zemra e tij do të rrjedhin lumenj uji të gjallë (Gjoni 7:37 dhe 38). Pas Gjonit 6, shumë njerëz u larguan nga Jezusi. Tani presioni rritet. Udhëheqësit fetarë në Jerusalem duan ta vrasin atë. Vëllezërit e tij nuk besojnë tek ai dhe turmat janë të hutuara. Disa thonë se ai është një njeri i mirë, të tjerë thonë se ai është një gënjeshtar. Gjoni 7 zhvillohet në festën e kasolleve në Jerusalem, një nga festat më të mëdha dhe më të gëzueshme të vitit. Të gjithë flasin për Jezusin. Një pyetje e madhe e kapitullit është: Kush është ky njeri? Kapitulli ka tre pjesë. Së pari, Jezusi dhe vëllezërit e tij jo besimtarë, vargjet 1 deri në 13. Pastaj Jezusi jep mësim në Tempull dhe debatet rreth tij rriten, vargjet 14 deri në 36. Së fundmi, në ditën e fundit të festës, Ai bën ftesën e tij të madhe për të adhuruar dhe për të pirë, dhe turma ndahet rreth tij, vargjet 37 deri në 53. Vargjet kryesore: Nëse dikush dëshiron të bëjë vullnetin e Perëndisë, ai do ta dijë nëse kjo mësimdhënie është nga Perëndia, apo nëse unë po flas nga vetja ime (Gjoni 7:17). Shumë njerëz thonë së pari ma vërteto, pastaj do të bindem. Jezusi e kthen idenë. Nëse vërtet dëshiron të bësh atë që dëshiron Perëndia, Perëndia do të të tregojë se fjalët e Jezusit janë të vërteta. Problemi shpesh nuk është në mendje, por në vullnet. Oficerët u përgjigjën: Askush nuk ka folur kurrë si ky njeri (Gjoni 7:46). Rojet e Tempullit u dërguan për të arrestuar Jezusin. Ata u kthyen duarbosh. Ata e kishin dëgjuar atë, por nuk mund ta bënin dot. Edhe njerëzit që u dërguan kundër Jezusit mund ta shihnin se Ai ishte ndryshe nga kushdo tjetër. Konteksti historik dhe kulturor. Festa e Kasolleve. Kjo ishte një festë e gëzueshme vjeshte në fund të korrjes. Për 7 ditë familjet hebraike jetonin në kasolle të vogla të bëra me degë dhe gjethe, Levitiku 23:39 deri në 43. U kujtonte atyre 40 vitet që etërit e tyre jetuan në tenda në shkretëtirë, kur Perëndia u jepte ushqim dhe ujë çdo ditë. Jerusalemi ishte plot me njerëz nga të gjitha anët. Ceremonia e ujit. Çdo mëngjes të festës një prift zbriste tek pellgu i Siloamit me një brokë të artë. Ai e mbushte me ujë dhe e çonte lart në tempull me muzikë dhe një turmë të lumtur pas tij. Pastaj ai derdhte ujin në altar. Njerëzit këndonin nga Isaia 12:3: Me gëzim do të nxirrni ujë nga burimet e shpëtimit. Ata po falënderonin Perëndinë për ujin dhe po luteshin për shi për vitin e ardhshëm. Me shumë mundësi gjatë kësaj kohe Jezusi u ngrit dhe thirri: Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë dhe të pijë! Vëllezërit e Jezusit. Jezusi kishte vëllezër më të vegjël, Jakobin, Jozefin, Simonin dhe Judën, Marku 6:3. Në këtë kohë ata nuk besonin tek ai. Por pas ringjalljes ata besuan, Veprat 1:14. Jakobi u bë udhëheqësi i kishës në Jerusalem dhe shkroi letrën e Jakobit, gjithashtu ai shkroi dhe letrën e Judës, Juda shkroi letrën e Judës. Judenjtë tek Gjoni. Kur Gjoni shkruan judenjtë ai shpesh nënkupton udhëheqësit fetarë në Jerusalem që ishin kundër Jezusit. Ai nuk po nënkupton të gjithë popullin hebre. Gjithashtu vetë Jezusi, nëna e tij, dishepujt e tij të parë ishin hebrenj. Ai nuk ka studiuar kurrë, vargu 15. Në ato ditë një mësues respektohej nëse kishte studiuar nën drejtimin e një rabini të famshëm. Jezusi nuk e kishte bërë këtë. Kështu që udhëheqësit u habitën që ai njihte kaq mirë shkrimet e shenjta dhe mësonte me një autoritet të tillë. Rrethprerja në Sabat. Ligji i Perëndisë thoshte se një foshnjë mashkull duhet të rrethpritej në ditën e tetë, Levitiku 12:3. Nëse dita e tetë ishte Sabat, hebrenjtë prapë se prapë e bënin këtë. Jezusi e përdor këtë për të treguar se ata nuk ishin të drejtë. Ata ishin të zemëruar me të që shëroi një burrë të tërë në Sabat, Gjoni 5. Galilea dhe Betlehemi. Udhëheqësit në Jerusalem e shikonin Galilenë si një vend me fermerë dhe peshkatarë të thjeshtë. Ata e dinin se Mesia do të vinte nga Betlehemi, qyteti i mbretit David, Mikea 5:2. Ata mendonin se Jezusi ishte vetëm nga Galilea, ata nuk e dinin se ai kishte lindur në Betlehem. Vargjet 1 deri në 13. Jezusi dhe vëllezërit e tij. Vargjet 1 dhe 2 tregojnë që Jezusi qëndron në Galile, sepse udhëheqësit në Jude duan ta vrasin. Dhe më vonë afrohet festa e kasolleve. Vargjet 3 deri në 5, shohim që vëllezërit e tij e shtyjnë, shko në Jerusalem dhe bëj mrekullitë e tua aty ku të gjithë mund t'i shohin. Nëse do të jesh i famshëm, pse të fshihesh? Gjoni shpjegon se as vëllezërit e tij nuk besonin në të. Ata e shihnin Jezusin çdo ditë dhe prapë nuk e kuptonin se kush ishte. Vargjet 6 deri në 9. Jezusi u përgjigjet se ai nuk ndjek orarin e tyre, ai ndjek kohën e Atit të tij. Bota nuk i urren vëllezërit e tij, por e urren Jezusin sepse ai tregon të vërtetën për gjërat e liga që bëjnë njerëzit. Vargjet 10 deri në 13. Më vonë Jezusi ngjitet në festë i qetë, jo për t'u mburrur. Në Jerusalem të gjithë flasin për të me zë të ulët. Disa thonë ai është njeri i mirë, të tjerë thonë jo, ai po mashtron njerëzit. Por askush nuk flet hapur sepse kanë frikë nga udhëheqësit. Vargjet 14 deri në 36. Jezusi jep mësim në Tempull. Vargjet 14 deri në 18, në mes të festës Jezusi fillon të mësojë në Tempull. Njerëzit habiten, si mund të dijë ai kaq shumë pa studiuar në një rabin. Jezusi thotë se mësimdhënia e tij vjen nga Ati që e dërgoi. Kushdo që dëshiron vërtet të bëjë vullnetin e Perëndisë mund ta dijë se kjo është e vërtetë. Jezusi nuk po kërkon lavdinë e tij, por lavdinë e atij që e dërgoi. Vargjet 19 deri në 24. Jezusi thotë se ata e kanë ligjin e Moisiut por nuk e zbatojnë, sepse duan ta vrasin atë. Turma thotë ti ke një demon, kush do të të vrasë. Jezusi u kujton atyre burrin që ai shëroi të shtunën. Ju rrethpritni një foshnjë të shtunën, thotë ai, pse jeni të zemëruar që unë shërova një njeri të tërë? Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni me gjykim të drejtë. Shikojmë vargjet 25 deri në 31. Disa njerëz në Jerusalem pyesin veten, a është ky Krishti? Por ne e dimë nga vjen ky njeri. Jezusi bërtet, ju mendoni se më njihni mua, por nuk e njihni Atin që më dërgoi. Ata përpiqen ta arrestojnë, por askush nuk mund ta prekë, sepse ora e tij nuk ka ardhur ende. Megjithatë, shumë njerëz në turmë besojnë në të. Vargjet 32 deri në 36. Kur kryepriftërinjtë dhe farisenjtë dërgojnë roje për ta arrestuar, Jezusi thotë se do të qëndrojë me ta vetëm edhe pak, pastaj do të kthehet tek ai që e dërgoi. Ata do ta kërkojnë dhe nuk do ta gjejnë. Njerëzit nuk e kuptojnë, ata mendojnë se ai do të thotë se do të shkojë t'u mësojë hebrenjve që po jetojnë në tokat greke. Vargjet 37 deri në 53. Jezusi bën thirrjen. Eja tek unë dhe pini. Vargjet 37 dhe 38, në ditën e fundit dhe më të madhe të festës, në fakt Jezusi ngrihet në këmbë dhe thërret me zë të lartë: Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë dhe të pijë! Njerëzit kishin festuar ujin gjithë javën. Tani Jezusi thotë se uji i vërtetë është në të. Kushdo që beson në të jo vetëm që do të pijë, lumenj uji të gjallë do të rrjedhin nga brenda tyre. Vargu 39. Gjoni shpjegon se Jezusi po fliste për Frymën e Shenjtë. Ata që besonin do ta merrnin Frymën më vonë, pasi Jezusi të lavdërohej, domethënë pas vdekjes, ringjalljes dhe kthimit të tij tek Ati. Kjo ndodhi në ditën e Pentekostit, Veprat 2. Një turmë e ndarë. Vargjet 40 deri në 44. Njerëzit janë të ndarë. Disa thonë ky është me të vërtetë profeti. Të tjerë thonë ky është Krishti. Të tjerë thonë Krishti nuk mund të vijë nga Galilea, ai duhet të vijë nga Betlehemi. Ata ngrihen përsëri çudi dhe habiten, disa duan ta arrestojnë, por askush nuk mund ta prekë. Vargjet 45 deri në 49. Ata kthehen, rojet kthehen te krerët e priftërinjve dhe farisenjtë pa Jezusin. Po pse nuk e sollët? Rojet përgjigjen: Askush nuk ka folur kurrë si ky njeri. Farisenjtë tallen me ta, a jeni mashtruar edhe ju tani? Asnjë nga ne krerët nuk beson në të. Vetëm kjo turmë që nuk e njeh ligjin. Nikodemi flet. Vargjet 50 deri në 52. Pastaj flet Nikodemi, njeriu që erdhi te Jezusi natën në kapitullin 3, ai pyet, a e gjykon ligji ynë një njeri pa e dëgjuar më parë? Ai po kërkon një gjykim të drejtë. Edhe të tjerët tallen me të, je edhe ti nga Galilea tani? Por Nikodemi po del ngadalë nga errësira. Fjalët kyçe. Festa e kasolleve, skenopegia, fjalë për fjalë ngritja e tendave. Festa e vjeshtës kur familjet hebraike jetonin në strehë të bëra me degë për një javë, vargu 2. Koha, kairos, momenti i duhur. Jezusi thotë koha ime nuk ka ardhur ende, ai ndjek kohën e Atit të tij, jo kohën që duan të tjerët, vargu 6 dhe 8. Çoj në rrugë të gabuar, planao, të çosh dikë në rrugën e gabuar, ta mashtrosh atë. Disa njerëz thanë se Jezusi po mashtronte turmën, vargu 12 dhe 47. Mësimdhënie, didache, ajo që dikush mëson. Jezusi thotë mësimdhënia e tij nuk është e tija por vjen nga Ati që e dërgoi atë, vargjet 16 dhe 17. Gjykoj, krino, për të vendosur nëse diçka është e drejtë apo e gabuar. Jezusi u thotë atyre që të gjykojnë për të gjykuar drejt, jo nga ajo që duket nga jashtë, vargu 24 dhe 51. Etje, dipsao, të kesh etje. Jezusi e përdor atë për nevojën e thellë të zemrës që vetëm ai mund ta plotësojë, vargu 37. Zemra, kolia, fjalë për fjalë bark, pjesa më e thellë e brendshme e një personi, lumenj me ujë të gjallë rrjedhin prej saj, vargu 38. Lumenj, potamoi, jo një gotë e vogël, por lumenj. Jezusi jep frymën e shenjtë plotësisht dhe ai derdhet tek të tjerët, vargu 38. I lavdëruar, doxazo, për të treguar madhështinë e dikujt. Tek Gjoni Jezusi lavdërohet nëpërmjet vdekjes, ringjalljes dhe kthimit të tij tek Ati, vargu 39. Ndarje, schisma, një përçarje. Turma u nda në dy pjesë për shkak të Jezusit, vargu 43. Lidhja me dhiatën e vjetër dhe zbulimin e Krishtit. Jetesat në tenda. Perëndia i tha Izraelit të jetonte në strehë gjatë festës në mënyrë që fëmijët e tyre të dinin se unë e bëra popullin e Izraelit të banonte në kasolle kur i nxora nga vendi i Egjiptit, Levitiku 23:43. Tek Gjoni 1:14 fjala ngriti tendën e tij midis nesh. Perëndia që u kujdes për Izraelin në shkretëtirë ka ardhur të jetojë me popullin e tij në Jezusin. Uji nga shkëmbi. Në shkretëtirë njerëzit po vdisnin nga etja. Perëndia i tha Moisiut të godiste shkëmbin dhe uji doli për të gjithë, Eksodi 17:6, Numrat 20:11. Festa e kasolleve e kujtonte këtë. Pali më vonë shkroi shkëmbi ishte Krishti, e para Korintasve 10:4. Jezusi u godit në kryq dhe prej tij rrjedh uji i jetës. Burimet e shpëtimit. Gjatë festës populli këndoi me gëzim, do të nxirrni ujë nga burimet e shpëtimit, Isaia 12:3. Emri i Jezusit do të thotë zoti shpëton. Ai është burimi i shpëtimit për të cilin po këndonin. Perëndia derdh frymën e tij. Perëndia premtoi nëpërmjet Isaias do të derdh ujë mbi tokën e etur, do të derdh frymën time mbi pasardhësit e tu, Isaia 44:3. Në dhjatën e vjetër uji është shpesh një figurë e frymës së shenjtë. Në Gjonin 7:39 Jezusi shpjegon se uji i gjallë është fryma. Lumenjtë nga tempulli. Ezekieli pa një lumë që dilte nga tempulli, sa më shumë shkonte aq më i thellë bëhej dhe çdo gjë që e prekte merrte jetë, Ezekieli 47:1 deri në 12. Zakaria tha ujërat e gjalla do të nxirren nga Jerusalemi, Zakaria 14:8. Jezusi është tempulli i ri, Gjoni 2:21. Tani lumi i jetës rrjedh prej tij dhe përmes atyre që besojnë në të, në të gjithë botën. I lindur në Betlehem. Profeti Mikea shkroi se sundimtari i Izraelit do të vinte nga Betlehemi, Mikea 5:2. Turma e përdori këtë varg për të thënë se Jezusi nuk mund të ishte Krishti sepse ata mendonin se ai ishte vetëm nga Galilea. Por Jezusi lindi në Betlehem pikërisht ashtu siç tha Mikea. Ata nuk e dinin historinë e tij të plotë. Një gjykim i drejtë. Moisiu u tha gjyqtarëve të Izraelit të dëgjonin të dyja palët dhe të gjykonin me drejtësi, Ligji i Përtërirë 1:16 dhe 17. Kur Nikodemi kërkoi një seancë të drejtë dëgjimore për Jezusin, ai thjesht po i kërkonte udhëheqësve që t'i bindeshin ligjit të tyre. Zbatimi praktik. Kur familja juaj nuk beson, edhe vëllezërit e Jezusit nuk besuan në fillim. Nëse njerëzit e familjes suaj nuk e besojnë besimin tuaj, mos u dorëzoni, vazhdoni të jetoni për Jezusin dhe lutuni për ta. Vëllezërit e Jezusit më vonë u bënë udhëheqës në kishë. Dua të bëj vullnetin e Perëndisë. Jezusi thotë se nëse vërtet dëshiron të bësh vullnetin e Perëndisë, do të shohësh se fjalët e tij janë të vërteta. Fillo me një zemër të gatshme. Mos gjykoni nga pamja e jashtme. Njerëzit e gjykuan Jezusin nga vendi nga erdhi, nga rrobat e tij, nga fakti se kush ishin mësuesit e tij. Ne gjithashtu i gjykojmë njerëzit shpesh nga pamja e jashtme. Kërkojini Perëndisë t'ju ndihmojë t'i shihni njerëzit ashtu siç i sheh ai. Ejani dhe pini. Shumë njerëz kanë etje për brenda, madje edhe në mes të një feste të mbushur me njerëz. Ftesa e Jezusit është e thjeshtë, ejani tek unë dhe pini. Sillni zemrën tuaj të zbrazët tek ai. Lëreni lumin të rrjedhë. Jezusi nuk na jep vetëm një gllënjkë, ai na jep lumenj. Kur fryma e shenjtë jeton në ne, jeta e tij duhet të rrjedhë te të tjerët në mirësi, në të vërtetë dhe dashuri. Kush rreth jush ka nevojë për atë ujë këtë javë? Fol për Jezusin. Edhe rojet folën për të kur thanë se askush nuk ka folur kurrë si ky njeri. Nikodemi foli ngadalë për të kërkuar drejtësi. Mos kini frikë të flisni për Jezusin netëve apo edhe aty kur njerëzit e tjerë janë kundër tij. Çfarë mësojmë nga ky kapitull? Jezusi ndjek kohën e Atit të tij, jo kohën që duan njerëzit. Edhe njerëzit e afërt me Jezusin mund të mos e shohin se kush është ai. Mësimi i Jezusit vjen nga Ati dhe një zemër e gatshme do ta shohë se është e vërtetë. Nuk duhet të gjykojmë nga pamja e jashtme, por të gjykojmë drejt. Jezusi është përgjigja për etjen e thellë të zemrës njerëzore. Jezusi jep frymën e shenjtë i cili rrjedh si lumenj përmes atyre që besojnë. Njerëzit janë të ndarë rreth Jezusit dhe të gjithë duhet të vendosin se kush është ai. Askush nuk ka folur kurrë si Jezusi. Varg për të mbajtur mend: Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni me gjykim të drejtë, Gjoni 7:24. Paqja dhe hiri i Perëndisë qoftë midis secilit prej jush, Zoti ju bekoftë.