Latest / Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania / Kur Besimi Hap Çatinë dhe Qielli Hap Faljen”
Transcript
- 0:00Marku Kapitulli 2. Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum
- 0:04dhe u mor vesh se gjendej në shtëpi.
- 0:07Dhe menjëherë u mblodhën shumë, sa nuk gjenin vend as përpara derës;
- 0:11dhe ai u predikonte fjalën.
- 0:15Atëherë erdhën disa që i paraqitën një të paralizuar të cilin po e mbartnin katër vetë.
- 0:20Por duke qenë se nuk mund t’i afroheshin për shkak të turmës,
- 0:24zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi; dhe pasi hapën një vrimë,
- 0:30e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte i shtrirë i paralizuari.
- 0:34Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: "O bir, mëkatet e tua të janë falur".
- 0:41Por aty po rrinin ulur disa skribë, të cilët në zemrën e vet po mendonin:
- 0:46"Pse flet ky kështu blasfemi? Kush mund të falë mëkatet veç Perëndisë vetë?"
- 0:53Dhe Jezusi, i cili menjëherë e kuptoi me frymën e vet se ata po i mendonin këto gjëra me vete,
- 1:00u tha atyre: "Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja?
- 1:04Çfarë është më lehtë: t’i thuash të paralizuarit 'mëkatet e tua të janë falur',
- 1:10apo t’i thuash 'çohu, merr vigun tënd dhe ec'?"
- 1:15Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi dhe,
- 1:19unë po të them (i tha të paralizuarit): "Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde".
- 1:25Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në prani të të gjithëve;
- 1:31kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: "Një gjë të tillë s’kemi parë kurrë!"
- 1:36Jemi pikërisht tek kjo histori shumë interesante, nga vetë fakti që të gjithë hyjnë nga dera, por këta hyjnë nga çatia.
- 1:42Edhe disa mendime, supozime, mund të themi që mendohet, përderisa Jezusi shëroi edhe vjehrrën e Pjetrit,
- 1:48ata shkonin shpesh atje. Dhe këtu tek teksti thuhet: "Dhe menjëherë u mor vesh se ai gjendej në shtëpi".
- 1:54Pra, mund ta ketë pasur si shtëpinë e vet, domethënë që shkonte më shpesh atje.
- 2:00U mor vesh dhe të gjithë u mblodhën dhe dëgjonin fjalën e tij që predikonte.
- 2:06Por kemi dhe një grup njerëzish, le të themi prej pesë vetash: katër mbajnë një shtrat.
- 2:11Edhe këta, duke menduar, duke parë që ishte pothuajse e pamundur që të hynin brenda,
- 2:16edhe të krijonin mundësinë që ti të mund të shkoje dhe të shëroheshe, ishte e pamundur.
- 2:22Tani, çfarë bëjnë këta? Gjejnë mënyrën dhe hypin majë çatisë,
- 2:27edhe çajnë çatinë, dhe ulin poshtë të paralizuarin.
- 2:32Imagjino çfarë mund të ketë menduar vjehrra e Pjetrit: "Aman or bir i dheut, çfarë njerëzish na solle!"
- 2:38"Mirë që na mbytën shtëpinë nga dyert e nga dritaret, çfarë mund të kishin, po edhe nga çatia!"
- 2:44Edhe Jezusi këtu thotë: "Dhe Jezusi u habit për besimin e tyre".
- 2:50Tani, besimi i kujt ishte? Besimi i të paralizuarit apo besimi i katër vetave që hypën lart?
- 2:56Le të themi të gjithë ata besonin që Jezusi do të shëronte, se do të ishte e pamundur ta tërheqnin përsëri lart.
- 3:02Jezusi i thotë atë që është më e rëndësishmja. Ne si njerëz fokusohemi tek gjërat tona fizike.
- 3:08Jezusi i tha: "O bir, mëkatet e tua të janë falur". Kjo ishte nevoja kryesore e këtij njeriu.
- 3:14Sepse i paralizuar bëhet njeriu kur është në mëkat. Nuk mund të bëjë asnjë gjë për të shkuar tek Perëndia.
- 3:20Ashtu siç një i paralizuar nuk mund t'i shërbejë dot vetes së vet, ashtu bëhemi edhe ne shpirtërisht.
- 3:26Kjo është shumë e rëndësishme sepse harrojmë nevojën tonë shpirtërore.
- 3:32Jezusi e përmendi dhe këtë: "Mëkatet e tua të janë falur". Edhe thotë: "Po dua të shëroj".
- 3:38Sepse kjo është gjëja më e rëndësishme për një person: të shërohet shpirtërisht.
- 3:44Jezusi bën pyetje domethënëse: "A do ti të shërohesh? A beson ti se mund të shërohesh?"
- 3:50Kur një njeri dorëzohet në atë lloj forme, i paralizuar plotësisht gjendet përpara Perëndisë.
- 3:56Tani, audienca që ishin farisenjtë dhe skribët, këta i dinin shumë mirë se çfarë mësohej tek ligji.
- 4:02Por asnjë prej tyre nuk e praktikonte, se po ta praktikonte nuk do të ndiqnin Jezusin për ta kapur mat.
- 4:08Mendonin se si ta heqnin qafe sepse ishte bërë më popullor se këta.
- 4:14Gjithë autoriteti që ata mendonin se e kishin tani nuk do ta kishin më.
- 4:20Edhe Jezusi që po u thoshte: "Të gjitha këto gjëra që ju dëshironi të bëni, është marrëzi".
- 4:26Ata harronin gjënë e rëndësishme që është ana shpirtërore: për t'u shëruar nga paraliza shpirtërore.
- 4:32Mund të jemi të fokusuar këtu, por ju siguroj që sa të dalim tek dera, do merremi me gjërat fizike.
- 4:38Do mërzitemi, do na marrin kohë sa harrojmë të fokusohemi tek Perëndia.
- 4:44Jezusi thotë: "Ejani tek unë, o ju të rënduar. Merreni zgjedhën time sepse zgjedha ime është e lehtë".
- 4:50Këtë barrë që juve keni nuk po e mbani dot, po paralizoheni.
- 4:56Shumë pak njerëz e kuptojnë çfarë ishte jeta. Sikur të kisha mundësi të kthehesha mbrapsht.
- 5:02Tani ngrihemi me dhimbje mesi e kyçesh, gjëra që nuk i kishim menduar ndonjëherë.
- 5:08Gjithmonë shqetësohemi për këtë pjesë. Lum ai njeri që ka një balancim shpirtëror dhe fizik.
- 5:14Ku i përkushton kohë Perëndisë. Këtë kërkon Perëndia prej nesh: besimin dhe kohën tënd.
- 5:20Skribët mërmërisnin: "Kush është ky që bën blasfemi?"
- 5:26Por kur Jezusi e shëroi të paralizuarin, ata s'kishin çfarë thoshin më.
- 5:32Ju ftoj të keni besim tek fjala e Perëndisë dhe të gjeni kohë për Të.
- 5:38Le të shërohemi nga paraliza shpirtërore. Paqja dhe hiri i Perëndisë qoftë me ju!